Shati nuk po i hy në punë më.
Këtë mjet pune Besim Mustafa nga Podujeva tani e zëvendësoi me një makinë që e shpiku vet, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se me këtë makinë po kursen kohën por edhe të hollat.
Për dy muaj ai arriti të ndërtojë këtë makinë unike.
Shpikësi nga Podujeva madje makinën frezuese e bëri mjaft moderne.
E kjo nuk ishte shpika e tij e parë.
Kohë më parë ai kishte bërë edhe një makinë që mbjell qepë.