Shkruan; Marin Mema

Shpirti i Mentorit

Emblema e UÇK… ngjitur disa veshje, këpucët e thjeshta, garza… në qendër flamuri Kuq e Zi! Janë sendet e dëshmorit Mentor Retkoceri! Ishte vetëm 21 vjeç ku ra në Luftën e Kosovës… maj 1999, një betejë e madhe, e pabarabartë, por nga e cila nuk u tërhoqën! Mentori dhe disa bashkëluftëtarë ranë në atë maj tragjik… në “Grykën e Llapit”

Sendet e Mentorit qëndrojnë krah atyre të mjaft dëshmorëve të tjerë në muzeun kushtuar dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit!

Dikund libra shkollorë, fletore, poezi të shkruara, paketa… ndër to ruhet shpirti i çdo dëshmori! Secili kishte ëndrrat e tij, mendimet, familjen, dikush shkollën, punën, fëmijët… fotografitë e tyre duket sikur flasim, sytë depërtojnë, objektet dëshmojnë… I bashkoi dëshira për Liri, dëshira për ti dhënë fund barbarive, dhunës, pushtimit… dëshira për Kosovën kryelart!

Flamuri i Mentorit, shpirti i tij, historitë e patreguara… Duhet të përulemi çdo ditë me nderim ndaj sakrificës së Dëshmorëve, ndaj kujtimit të tyre! Ata janë Liria, janë zemra e shpirti i saj!

Flamuri është shpirti i Mentorit! 🇦🇱