Vende të shumta malore dhe ato fushore janë përfshirë nga flakët në territorin e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje nga vendet e ndryshme, ku shihen djegiet pyjore, sidomos pishat.

Pas fshatit Metehi, zjarre ka edhe në fshatin Kërpimeh. Sipas pamjeve të siguruara, shihen pishat dhe barishtet tjera të shkrumbuara, e që shkaktari dyshohet të jetë vetë njeriu.

Siç mëson portali, zjarrvënie ka në shumë pjesë të Llapit, derisa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren, e po ashtu në ndihmë të tyre janë edhe disa ish-punëtorë të Agjencisë së Pylltarisë.

Duhet theksuar se kjo dukuri vazhdimisht përsëritet në Kosovë, përkundër apeleve të shumta që bëhen nga akterët e sigurisë./Llapi.info