Para me thasë e grushte te të mbushura plotë ku reklamohen prurje të reja e të cilat po tentohen të iu shiten qytetarëve.
Kjo skemë mashtrimi që po zhvillohet lirshëm në rrjetet sociale është shumë lehtë e qasshme, mjafton të kërkohen para falso dhe të dalin disa llogari në rrjetin social TikTok.
Padyshim për të verifikuar krejt veprimtarinë e paligjshme të këtyre personave, Kiksi kontaktoi me ta për të marrë më shumë informata rreth tyre.
Në momentin që i shkruajmë këta persona na dërgojnë ofertat e tyre, të cilat janë vështirë të refuzueshme për qytetarët të cilët se kuptojnë që po mashtrohen.
Llogaria e parë që e kontaktuam ishte nën emrin para falso aty drejtuesi i kësaj llogarie kishte vënë çmime, ku nuk është se mund të marrësh më shumë se dyfish para.
Kur e pyesim për ofertën më të lirë kinse dëshirojmë ta provojmë se a janë të besueshëm, ky ndër tjera thotë që kanë të kontraktuar një kompani të postës së shpejtë private për bartjen e parave.
Por më e çuditshmja e kësaj është se përveç të dhënave të emrit e vendbanimit e numrit telefonit që kërkon për të rezervuar porosinë, kërkon edhe numrin personal të letërnjoftimit.
Kjo e dhënë personale zakonisht nuk kërkohet dhe është private, që rrjedhimisht ne na çon në dyshimin se përveç mashtrimit po tentojnë të keqpërdorin të dhënat personale të qytetarëve, raporton Klan Kosova.
Ky mashtrues e konsumues veprës penale mashtrim e ka edhe një lokal të preferuar të këmbimit të parave digjitale kripto në Prishtinë, meqenëse pagesa doemos duhet bëhet përmes tyre.
Ndërsa kur kërkojnë të dimë se a kanë bërë porosi tjera dyshon paksa tek ne por na dërgon biseda kinse ka kryer porosi të parave falso me 10 mijë euro te një person.
Llogaria tjetër që kontaktuam përmes TikTokut na dërgoj në rrjetin social snapchat në të njëjtën mënyrë hymë në bisedë me të, por ky person ka oferta më marramendëse, aty premtohet 18-fishimi i parave.
Por ky person nuk e dëshiron aspak fjalën mashtrim në komunikim me të, ngase është vet i tillë.
Ne kemi kontaktuar edhe policinë e Kosovës për këtë fenomen mashtrimi të këtyre llogarive të cilat po mashtrojnë qytetarët por deri të enjten nuk kemi marrë përgjigje.
Në këto llogari shihet edhe interesimi i qytetarëve për të kapur ofertat e tyre, e rrjedhimisht të mashtrohen duke mbetur pa para, e mbase edhe duke cenuar edhe të dhënat e tyre personale.