Të shtëna masive me armë të ndryshme ka pasur mbrëmë nëpër zona të shumta të Podujevës, me rastin e ndërrimit të motmoteve, shkruan Llapi.info.

Si pasojë e kësaj, disa qytetarë kanë raportuar se plumbat bredhakë kanë rënë mbi vetura.

Përveç rastit në rrugën “Xhemajl Mustafa”, një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Skënderbeu”.

Qytetari ka dërguar pamje ku shihet plumbi mbi veturë.

 

Institucionet e sigurisë vazhdimisht kanë bërë thirrje që të evitohet kjo dukuri, por kjo thirrje  ka hasur në veshë të shurdhur nga njerëz të pandërgjegjshëm./Llapi.info

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.