Një delegacion nga Berlini ndodhet në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procedurat mbi dhënien e patentave nga Shqipëria, për diskutuar më pas fillimin e procesit për njohjen e tyre në Gjermani.
Ambasada shqiptare në Gjermani bën me dije se pala gjermane konstaton se janë bërë përparime në rrugën e njohjes së patentave shqiptare, por shton se për këtë do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale, njofton Abc News.al.
Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, është e rëndësishme marrja e të tjerave masa për të përmirësuar sigurinë rrugore në vendin tonë.
Postimi i plotë: