Me 34 rastet e reja të konfirmuara në Shqipëri totali i personave të prekur nga COVId-19 ka shkuar në 712.
Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë detajet për rastet e reja duke thënë se përkundër numri të lartë të rasteve të reja, pjesa më e madhe janë pa simptome dhe kryesisht janë kontakte të rasteve pozitive të mëhershme, raporton a2news.com.
Deri më sot në Shqipëri janë janë testuar 7,015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.
Aktualisht në Shqipëri 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në dy spitalet kryesor kur trajtohen pacientët me COVID-19, tretman intenziv janë duke pranuar 40 pacientë.
Sot gjatë ditës është raportuar se 5 efektivë të tjerë policie kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në komisariatin e qytetit të Kukësit.