Një grua e martuar shqiptare, me tre fëmijë të lindur në SHBA dhe pa histori kriminale, është deportuar në Shqipëri.
Burri i saj thotë se nuk ka pasur mundësi as ta përshëndesë. Cile Precetaj 46 vjeçare ishte arrestuar kur ishte paraqitur në një vizitë rutinë mujore në zyrat e Detroitit me 26 prill. Burri i saj, Pete Gojcaj tha se i kishin thënë se do ta lajmëronin nëse do ta largonin gruan e tij nga shteti. “Fëmijët e mi janë të shkatërruar. Ata nuk ndalen së qari”, tha Gojcaj për Detroit Free Press. “Fëmijët e mi janë të traumatizuar”, shkruan rtv21.tv.
Pete thotë se gruas së tij nuk iu dha shansi as të përshëndetej me të ose fëmijët e saj, dhe ai ka kuptuar se ajo është larguar nga shteti vetëm kur ajo ka mbërritur në Gjermani, gjatë rrugës për Shqipëri. Megjithatë, Khaalid Walls nga zyrat ICE në Detroit, ka thënë se familja ishte paralajmëruar disa ditë më parë se gruaja në fjalë do të largohej nga shteti. Pete është një imigrant jugosllav që jeton në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 30 vite, dhe është pronar i një restoranti. Cile në anën tjetër ka aplikuar për azil në vitin 2000, duke thënë se kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri dëshironin ta kidnaponin dhe ta shndërronin në një prostitutë. Fëmijët e tyre janë 8, 10 dhe 16 vjeç.