Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Presheva e Bujanoci dje në Preshevë, ndaras, kanë biseduar me përfaqësuesin e Ambasadës amerikane në Beograd, transmeton Koha.net.
Ata, siç njoftojnë agjencia serbe e lajmeve beta ,kanë folur për pozitën e keqe të shqiptarëve që jetojnë në tri komuna në jug të Serbisë dhe njëkohësish kanë paraqitur qëndrimin e vet për nevojën që në dialogun e Beogradit e të Prishtinës të bisedohet edhe për problemet e tyre.
Takime me sekretarin e Ambasadës amerikane Adam Shick kanë pasur kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa.
Kamberi ka thënë se njëra nga temat ka qenë edhe stagnimi në integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe mungesa e vullnetit politik e kësaj qeverive dhe e të gjitha qeverive të tjera të Serbisë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Beogradi zyrtar ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë që shqiptarët në Luginë t’i trajtojë si element të padëshiruar”, ka thënë Kamberi, transmeton Koh.net, duke shtuar se “shqiptarët nuk mund ta pranojnë statusin e qytetarit të rendit të dytë dhe se për këto probleme duhet biseduar në dialogun e Brukselit.
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka vlerësuar se “ duhet të gjendet urgjentisht zgjidhja për diskriminimin që i godet shqiptarët në Luginë në të gjitha segmente e jetës shoqërore e ekonomike”.
Kryesia e kësaj partie ka kumtuar se biseda i ishte kushtuar në mënyrë të veçantë kërkesë së Luginës së Preshevës për Bashkim me Kosovën.