Një i ri i komunitetit serb është ther me thikë nga një i ri i komunitetit shqiptar gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendës-drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nystret Mehmeti, i cili ka treguar se therja nuk ishte e rëndë.
Sipas tij, serbi është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, Mehmeti ka njoftuar se ata kanë arritur të identfikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shqiptar dhe se ai tani po mbahet ende në polici.
“ Rreth orës 3 të mëngjesit ka ndodhur një thirrje me thikë mes një të riu shqiptar dhe të riut serb. Viktima ka marrë tretmanin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari i cili është i komunitetit shqiptar, është identifikuar dhe është arrestuar, për momentin është ende duke u mbajtur”, ka thënë Mehmeti.