Sipas Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nuk ka interesim të mjaftueshëm të specializantëve për të punuar në spitale.
“Në konkursin publik të shpallur nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK) për vende të lira pune, për 22 profile të ndryshme mjekësore ku kërkuan p 28 specialistë, në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018”, thuhet në njoftimin e SHKSUK.
Kjo erdhi pasi Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli nënshkroi udhëzimin administrativ që i’u siguron paga specializantëve.
“Sa për ilustrim, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ishte kërkuar 1 specialist i ORL, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të radiologjisë.Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ishin kërkuar 2 kirurg të përgjithshëm, por nuk kishte aplikant. Për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë nuk kishte aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së, sikurse nuk kishte ineresim edhe për specialistë të intersuar për punësim më repartin e infektiv të këtij spitali.”, thuhet tutje në njoftim.