Komuna e Podujevës ka publikuar procedurat e prokurimit për vitin 2024, shkruan Llapi.info.
Në këtë njoftim janë bërë të ditura gjitha projektet që pritet të realizohen sivjet.
Sipas këtyre listave, në Podujevë pritet të vendoset edhe shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Për këtë, komuna do t’i ndajë 50 mijë euro.
Duhet theksuar se pak muaj më parë në Podujevë është vendosur edhe busti i ish-veprimtarit Adem Demaçi.
Për këtë temë është takuar sot kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me djalin e ish-presidentit Rugova, Ukën.
/Llapi.info/