Kryeministri i Ramush Haradinaj, priti sot deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Volkmar Klein.
Me këtë rast ai përkujtoi rolin e madh të Gjermanisë në shtetndërtimin e Kosovës dhe përpjekjet e saj drejt pavarësisë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Në takim u fol edhe për punën që po bën Kosova në rrugën e saj euroatlantike si dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Haradinaj kërkoi ndihmën e shtetit gjerman në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e dialogut dhe procese të tjera të rëndësishme për vendin.
Deputeti gjerman, Volkmar Klein, u zotua se shteti gjerman do të qëndrojë krah Kosovës, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik.