Në 2020-ën, mbi 1.4 milionë euro më shumë pati shpenzim për armatim e municione.Shteti vazhdon t’i rrisë shpenzimet në armatim. Në vitin që shkoi, shpenzimet për municion dhe armë zjarri, kishin vlerën e 1.9 milionë euro.
Nga viti 2018 e këtej evidentohen tri vitet e fundit, ky lloj shpenzimi pati trend rritës.Të dhënat nga Raporti Vjetor Financiar, i Ministrisë së Financave, për vitin 2020, thonë që shpenzimet për municione dhe armatim ishin në vlerën e 1 milionë e 923 mijë euro.Në raport me vitin 2019, ky lloj i shpenzimi ishte më i lartë për 1 milionë e 468 mijë euro.
Në vitin 2019 u shpenzuan 455 mijë euro.Shpenzimet për municione dhe armë zjarri janë dukshëm më të larta edhe në raport me vitin 2018.Në vitin 2018, për këtë lloj shpenzimi 172 mijë euro.