Ditë më parë u bë e ditur se janë rritur pagat e qeveritarëve dhe u zvogëluan bursat e studentëve.
Ndërsa, asamblisti nga Podujeva Fitim Haziri nga LVV, ka ndarë pagën e tij pikërisht për studentë.
Tre studentë janë përfitues të bursës nga këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Llapi.info
Haziri përmes një postimi ne facebook ka thënë që pas ndarjes së bursave, kjo ishte hera e parë që takoi këta studentë të përzgjedhur nga komisioni.
“Pas dorëzimit të aplikacioneve të tre studentëve të përzgjedhur nga ana e komisionit (i cili me kërkesën time është formuar nga Fatmir Fazliu), pata rastin që për herë të parë të takoj studentët Donjeta Bryma- Fakulteti i Edukimit me notën mesatare 9.6, Amir Hoti- Fakulteti Mjekësi e përgjithshme me notë mesatare 8.5 si dhe Granit Hyseni- Fakulteti i Historisë me notën mesatare 9.2”, shkro ai.
Tutje ai tha se përfituesit e bursës u shprehën në gatishmëri që të jenë pjesë e programeve edukative në dobi të komunës të cilës edhe i përkasin.
“Në fytyrat e tyre vërehej një optimizmëm se vendi ynë mund të ndryshojë për të mirë nëse ne fillojmë ndryshimin nga vetja jonë. Ata e shohin arsimin si mënyrë për zhvillimin e burimeve njerëzore, të cilët pastaj kontribuojnë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Përfituesit e bursës shprehën gadishmëri që të jenë pjesë e programeve edukative në dobi të nxënësve të Komunës së Podujevës në lëmitë që ata u përkasin. Nelson Mandela thotë: “Edukimi është arma më e fuqishme me të cilën ti mund ta ndryshosh botën”… Por, a është duke e menduar këtë shteti jonë?!
Gjatë takimit u dakorduam që të lidhim marrëveshje me shkrim për bursën dhe transferin bankar të shumës në gjirollogaritë e studentëve që të jemi më transparentë.” tha Haziri
Po ashtu ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs, dhe se po të ishin mundësitë do ti shpallte të gjithë fitues.
“Unë dua t’i falënderoj të gjithë pjesmarrësit në këtë konkurs. Po të ishin mundësitë, me dëshirë, të gjithë konkurrentët do t’i shpallja fitues.
Dua t’i falënderoj antarët e komisionit për profesionalizmin që kanë treguar në përzgjedhjen e studentëve dhe në mënyrë vullnetare kanë shpreh gatishmërinë të jenë pjesë përbërëse e komisionit, me të cilët vetëm me dy prej tyre njihemi, Fatmirin dhe Blerimin, ndërsa me të tjerët nuk kam pas rastin as të takohem.
Faleminderit edhe njëherë!
I juaji F. Haziri !” përfundoi ai./Llapi.info/