Një stuhi shiu, breshëri dhe shkarkim rrufesh ka përfshirë Podujevën këtë pasdite, raporton Llapi.info.

Në disa zona të Llapit shtrëngatat ishin të fuqishme. Në e tillë ka mbizotëruar edhe në fshatin Dumnicë të Poshtme. Në pamje shihet se të reshurat janë përcjellë edhe nga era e fortë.

Stuhi të tilla pas temperaturave të larta ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.  

“Kjo situatë parashihet për shkak se në fusha termike ditëve të fundit patëm temperatura të larta dhe këto ndryshime fizike që parashihen të ndodhin në Troposferë mund të jenë të shpejta duke krijuar një mot me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Si pasojë e shiut për disa minuta kanë qenë të përmbytura disa rrugë në qendër të Podujevës. Ndërkaq, në fshatin Bajçinë dhe Bradash rrugët kanë qenë të pakalueshme si pasojë e drunjve të rënë dhe pemë të çara. Moti i ligë ka bërë që në disa pjesë të ketë edhe mungesë të energjisë elektrike./Llapi.info

Podujevën e merr uji (VIDEO)