Një iftar me afro 250 bija është shtruar sot në fshatin Shajkoc të komunës së Podujevës.

Organizatori i këtij iftari është Patriot Rudari nga ky fshat, i cili tha se qëllimi është që të bashkohen ato, pasi sipas tij, mbase me vite nuk janë parë mes vete.

“Para tri viteve e kemi bërë një iftar të përbashkët ku kanë qenë burrat e fshatit dhe në vitin 2020 kemi pasur ta bëjmë iftarin për bija, për motrat tona, por ishte pandemia dhe tash e bëmë këtë”.

“Qëllimi është që të bashkohen, njoftohen sepse mbase me vite nuk janë parë mes vete motrat tona”, është shprehur Rudar, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se këtë iftar afro 80 për qind e ka financuar mërgata e fshatit Shajkoc.