Shtyhet edhe seanca e thirrur nga opozita. Veseli: Ju pres deri në mëngjes
Autori: Lajmi.net Lajme, Politikë20:13, 5 September 2018
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka hapur seancën e thirrur nga opozita.
Kjo për arsye të mungesës së kuorumit.
Veseli ka propozuar të shkohet në mbledhjen e Kryesisë pasi kanë dy iniciativa, raporton lajmi.net.
“Ka kaluar gjysmë ore. Kur të jeni gati ta vazhdoni seancën unë do vij, ndodhem në zyrën time. Deri në mesnatë ose mëngjes unë do të jem aty dhe i gatshëm me nis”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit.
Me propozim të nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës, pauza do të zgjasë 30 minuta.
Pjesë e kësaj seance nga koalicioni qeverisës ishte vetëm Nisma Socialdemokrate.
Kjo seancë është thirrur nga partitë opozitare për të debatuar lidhur me angazhimet e residentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.