Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, në Gjykatën Themelore në Pejë është shtyrë për afat të pacaktuar.
Kjo ka ndodhur pasi që në gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari, njofton Klan Kosova.
Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj ka bërë me dije se i kanë dërguar ftesë Rugovës për të marrë pjesë në këtë seancë. Ai ka thënë se nëse vërtetohet që ftesa i është dorëzuar në kohë dhe ai nuk është paraqitur në gjykatë sikur edhe një herë me parë atëherë do të urdhërojë sjelljen e tij me polici për herën tjetër.