Shtyllat e vendosura pak kohë më parë në rrugën “Zahir Pajaziti”, po vazhdojnë t’i kenë problemet e njëjta, shkruan Llapi.info.

Përderisa ato janë vendosur në rrugën më të frekuentuar në qytetin e Podujevës, të njëjtat po rrezikojnë edhe pjesëmarrësit në komunikacion, e sidomos këmbësorët.

Rrezik të tillë ka shfaqur sonte edhe njëra nga shtyllat e kësaj ane. Sipas fotografive që dëshmitarët i kanë dërguar në Llapi.info, shihet poçi elektrik që ka rënë në tokë.

Për më tepër, nga kjo mund të pësonte ndonjë kalimtar, por që fatmirësisht një gjë e tillë s’ka ndodhur. Sipas dëshmitarëve, poçi elektrik në këtë shtyllë është vendosur sot.

Kujtojmë, Llapi.info ka raportuar edhe më parë për gjendjen e shtyllave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë./Llapi.info