Shuajb Blakqori sot kishte parkuar veturën e tij në parkingun e Kampusit të Universitetit të Prishtinës dhe kishte shkuar për të mbajtur ligjeratat.

Mirëpo me tu kthyer te vetura e tij ai sheh se dikush ia ka thyer xhamin dhe i ka marrë diçka të vlefshme që ai kishe pasur në veturë.

Blakqorit nga vetura i është marrë një laptop, njofton lajmi.net përcjell Llapi.info.

Sipas Blakqorit kjo mund të mos jetë rastësi madje ai e mendon si një “vërejtje” të lehtë për të.

Shuajb Blakqori në profilin e tij në fb ka shkruar se përderisa ai fillon t’i mbajë ligjeratat dhe të shpërndajë një aplikacion për punë, kur i përfundon këto e gjenë veturën e tij në këtë gjendje.

Mirëpo ai ky rast nuk do t’a ndalin atë, “Unë vazhdoj dhe nuk ndalem!” ka shkruar ndër të tjera Blakqori./Llapi.info

10402589_954780964571554_1457338080548546457_n

 

10399681_954781027904881_2276362130071396096_n

 

1545752_954781067904877_5574053521052877438_n