Rapsodi i njohur Hashim Shala, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar këngëtari Ismet Bojgujevci përmes Facebookut, duke shkruar “U prehsh në paqe bilbili i këngës folklorike”.

Në një biografi të publikuar për Shalën thuhej se “qysh si fëmijë dhe pastaj në rini i fjeti në zemër të kënduarit e melodisë popullore në solo si dhe së bashku me vëllezërit e tij Mustafën, Hysenin dhe Habibin”.

Shala njihet më së miri për duetet me mikun e tij Tahir Drenicën.

“Kënga dhe koloriti i zërit të tyre hyri ne çdo vatër, madje dhe te paharrueshme. Ky gjatë periudhës shumë vjeçare të shoqërimit të tij me këngën, duke marrë pjesë në shumë manifestime e festivale të vendit dhe jashtë, u kurorëzua me mirënjohje e shpërblime të niveleve më te larta, si ajo në Munich të Gjermanisë, Danimarkë, Bruksel, në New York e Çikago të Amerikës”, thuhej në biografinë e tij.

Shala kompozoi 169 këngë dhe publikoi disa albume muzikore. Ai botoi katër blej me këngë popullore.

Jeton dhe veproi në Prishtinë.