Tre vjet më vonë, është nënshkruar një kontratë me të famshmen “Podesta Group” 100,000 dollarë në muaj, ose në total prej 900,000 dollarë të paguara, transmeton lajmi.net.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq megjithatë vuri në dukje se “Podesta” vetëm disa muaj më vonë nënshkroi kontratë me Prishtinën, për sic thotë ai, të punonte drejtpërdrejtë kundër interesave të Serbisë.
Drejtori ekzekutiv i Shoqërisë së Lobimit të Serbisë, Zoran Domazet ka thënë se Prishtina filloi lobimin shumë herët, se ata kishin lobistë profesionistë dhe të vazhdueshëm, rrethanat gjeopolitike të të cilave kishin shkuar keq. Prandaj, sipas tij, Serbia ka një hapësirë të ngushtë për operacionin tani:
“Megjithatë, vendi ynë duhet të investojë në lobim për të përmirësuar pozicionin e tij, para së gjithash në Amerikë. Lobimi zakonisht bëhet përmes donacioneve të Partisë Republikane dhe Demokratike dhe kontakteve me kongresmenët”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se Serbia ka filluar lobimin intensiv kundër Koosvës qe 10 vjet, dhe tani ka marrë masa urgjente për të lobuar në ato vende që nuk e kanë njohur, por edhe në ato vende që e kanë njohur pavarësisë e Kosovës, për të tërhequr njohjen