Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Rahovec, ku një i ri ka humbur jetën pasi u aksidentua me motor.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit dhe pësoi lëndime të rënda.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë.