Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka dhënë një lajm të dhimbshëm.

Ajo ka treguar se ka ndërruar jetë një nxënës i shkollës “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Mal Çavdarbasha.

Drejtoresha ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e voglushit.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë e keqardhje morrëm lajmin e largimit nga kjo jetë e nxënësit të shkëlqyer e me sjellje shembullore, Mal Çavdarbasha.

Ndajmë dhimbjen me familjen, me shokët e shoqet e shkollës së Malit, ‘Ismail Qemajli’; e veçanërisht nënën e Malit, arsimtaren Arjeta Cavdarbasha.

Kryeqyteti nesër do të jetë në zi, derisa bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30.

Të qoftë i lehtë dheu, Mal!