Ka ndërruar jetë profesoresha nga Podujeva, Afërdita Plakolli – Rexhepi, shkruan Llapi.info.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerës.

Për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë, miq e dashamirë,

Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sonte, më e dashura jonë, Prof. Afërdita Plakolli-Rexhepi, ka ndërruar jetë.
I paharrueshëm do të jetë kujtimi për të e malli s’do të shuhet asnjëherë.

Për kohen e varrimit dhe të pamen do t’ju njoftojmë me kohë.