KEDS ka njoftuar se edhe nesër shumë pjesë të Podujevës do të mbesin pa energji elektrike, shkruan Llapi.info.

Mëposhtë i gjeni vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bajqin-Pollat (kodi: 14000014) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Buzëllap, Doberdol, Kërpymeh, Metehi, Repë, Pollat, Dvorishtë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Marincë, Bradash, Peran, Bajqinë, Murgull, Pakashtië e Poshme dhe rr.Vlora.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.