Familjes Pireva në lagjen Tophane të Prishtinës, të enjten, zjarri ia përfshiu shtatë banesa dhe një lokal, por fatmirësisht dëme në njerëz nuk pati.
Veçse i shqetësuar mbeti një 10-vjeçar.
Personi që e shpëtoi fëmijën, Basri Pireva, tregoi se fëmija ishte duke shkuar në shkollë dhe kur kishte hapur derën, e kishte parë tymin.
Ai ka rrëfyer për Klan Kosovën edhe se si u fut brenda për ta shpëtuar atë.
“Kam hy nga shtëpia e kojshisë dhe kemi hipë në kulm dhe e kemi nxjerrë fëmijën shëndosh e mirë”, tha ai.
Sipas familjarëve, tani fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
E gjatë të premtes, KEDS-i doli për të parë nga afër shkaqet, të cilat çuan deri te zjarri, derisa pronari i lokalit jep një version të tij.