Historiani Durim Abdullahu ka dhënë detaje mbi prejardhjen e tri bombave të luftës së Dytë Botërore që u gjetën sot gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Abdullahu thotë se “nga 6 deri më 18 prill të vitit 1941, trupat gjermane naziste e pushtuan gjithë Mbretërinë e Jugosllavisë, ku ishte pjesë edhe Kosova. Gjatë atyre 13 ditëve, aviacioni gjerman Luftëaffe, u kujdes t’i shënjestronte avionët luftarakë jugosllavë në aeroporte”.

“Mes tyre pilotët gjermanë e bombarduan edhe aeroportin fushor në Milloshevë, që kishte një pistë me përmasa 1190 X 550 metra. Në vijë ajrore Millosheva është rreth 10 kilometra larg nga Shakovica, vendi ku u gjetën këto predha sot. Këto predha të pashpërthyera, me shumë gjasë janë hedhur nga bombarduesit gjermanë ato ditë, kur avionët gjermanë i shkatërruan 49 avionë jugosllavë”, shkruan Abdullahu.

Postimi i tij i plotë:

Sot, ushtarët e FSK-së dhe të KFOR-it i kanë lokalizuar tri predha gjermane në fshatin Shakovicë, të hasura nën tokë gjatë punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë. Nga 6 deri më 18 prill të vitit 1941, trupat gjermane naziste e pushtuan gjithë Mbretërinë e Jugosllavisë, ku ishte pjesë edhe Kosova. Gjatë atyre 13 ditëve, aviacioni gjerman Luftwaffe, u kujdes t’i shënjestronte avionët luftarakë jugosllavë në aeroporte. Mes tyre pilotët gjermanë e bombarduan edhe aeroportin fushor në Milloshevë, që kishte një pistë me përmasa 1190 X 550 metra. Në vijë ajrore Millosheva është rreth 10 kilometra larg nga Shakovica, vendi ku u gjetën këto predha sot. Këto predha të pashpërthyera, me shumë gjasë janë hedhur nga bombarduesit gjermanë ato ditë, kur avionët gjermanë i shkatërruan 49 avionë jugosllavë.