Hapësira prej 11 hektarësh që gjendet në kodrën e fshatit Gërdoc, i takon Burgut të Sigurisë së Lartë. Këto 11 hektarë i mbajnë të burgosur personat më të rrezikshëm në Kosovë. Tri objekte me kapacitet që mbajnë 390 të burgosur, me 270 kamera të sigurisë, janë ndërtuar në vitin 2013.
E, për sigurinë e stafit dhe të burgosurve në Burgun e Sigurisë së Lartë, kujdeset Njësti i Reagimit të Shpejtë, të cilët në raste të lajmërimit të një problemi, dërgohen për intervenim.
Një inskenim të stërvitjes së tyre ditore, ky ekip e bëri edhe para kamerës së T7./Llapi.info