Kur dikush vuan nga diabeti, organizmi i tij ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk mund ta përdorë atë siç duhet.

Ky problem shkakton akumulimin e tepërt të glukozës në gjak.

Kjo gjë pasohet me një sërë simptomash siç janë drobitja fizike apo sëmundjet e zemrës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është ushqyerja e shëndetshme.

Ushqimet dhe pijet të cilat trupi i përthith ngadalë janë më të mirat sepse nuk shkaktojnë luhatje të forta të sheqerit në gjak.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që rekomandohen për uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Drithërat E Plota Ose Buka E Elbit
Ndonëse shumica e bukëve duhen shmangur, buka prej elbi dhe ajo prej drithi të plotë të bluar në gur kanë një nivel të ulët glicemie.

Ato janë të pasur me fibër e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Boronica, Rrush, Mollë
Shumica e frutave kanë një nivel të ulët të glicemisë, sepse ato përmbajnë shumë ujë dhe fibër.

Por niveli i glicemisë mund të ndryshojë në varësi të pjekjes së frutave.

Lëngjet e frutave për shembull kanë një nivel të lartë glicemie, sepse shtrydhja largon fibrën dhe në lëng mbetet vetëm sheqeri.

Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që konsumojnë më shumë boronica, rrush dhe mollë kanë më pak mundësi të preken nga diabeti i tipit 2.

Patatet E Ëmbla
Patatet e zakonshme kanë një nivel të lartë glicemie.

Ndërsa patatet e ëmbla kanë një nivel të ulët dhe për tepër janë të pasur me ushqyes.

Kosi
Kosi është i vetmi produkt bulmeti që ul rrezikun e shfaqjes së diabetit.

Kosi i bërë në shtëpi ka një nivel të ulët glicemie dhe mbi të gjitha është i shëndetshëm.

Tërshëra
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tërshëra ka një nivel të ulët glicemie dhe ka pak gjasa të shkaktojë luhatje në nivelin e sheqerit në gjak.

Tërshëra përmban edhe B-glukanë.

Kjo substancë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glicemisë dhe ul yndyrnat në gjak.

Megjithatë, diabetikët duhet të mos e teprojnë me tërshërën sepse ajo përmban edhe karbohidrate.

Shumica E Arrorëve
Arrorët janë të pasur me fibër dhe kanë një nivel të ulët glicemie prej nën 55.

Ato janë gjithashtu të pasur me proteina me bazë bimore, acide yndyrore mono-të-pangopura, antioksidantë, vitamina e minerale si magnezi dhe kaliumi.

Arrorët duhen konsumuar pa e tepruar dhe në variantin e papërpunuar të tyre.

Hudhra
Hudhra ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe sekretimin e saj.

Hudhra rekomandohet të hahet e freskët sepse ushqyesit e saj janë më të dobishëm.

Peshqit
Peshqit nuk kanë nivel glicemie dhe ato janë të shëndetshëm për diabetikët.

Merluci i rritur në ujëra të ftohta është veçanërisht i rekomanduar për diabetikët dhe për personat e rrezikuar prej tij./AgroWeb.org