Emisioni ‘Gjurmë Shqiptare” me gazetarin nga Marin Mema, zbuloi fakte të reja për fshatrat shqiptare midis Serbisë, shkruan Llapi.info.

Ato fshatra ndodheshin afër kufijve me Kroacinë, Bosnjen dhe jo shumë larg Novi Sadit e Beogradit. Janë fshatra shekullore të cilat megjithatë janë fshirë nga çdo regjistër që tregon shqiptarët në Serbi. Tashmë ato fshatra zyrtarisht nuk ekzistojnë.

Ditë më parë, gazetari nga Shqipëria Marin Mema realizoi dokumentarin në Hetkofc dhe Nikinc. Aty nga afër, gazetari i Top Channel bëri intervista me dëshmitarë, madje edhe një klerik katolikë, që tregojnë se këto vendbanime dikur ishin të populluara me shqiptarë.

E lëvizjet e ekipit të Memës bie në sy të autoriteteve serbe. Makina e tyre u ndoq me automjete me civilë, që zgjati me dhjetëra minuta, derisa policia serbe u shfaq zyrtarisht duke kontrolluar në mënyrë të detajuar, jo vetëm dokumentet personale, por edhe automjetin, e mbi të gjitha të dijë qëllimin e vizitës në këto fshatra.

Në dorë të xhandarmërisë serbe duket qartë edhe letërnjoftimi i bashkëpunëtorit nga Llapi, Florent Hasani.

Pas kontrollimit, makinat me civilë përcollën ekipin shqiptar gjatë gjithë kohës.

Më poshtë pamjet: