Tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë arrestuar mbrëmë në fshatin Sibofc i Epërm, komuna e Podujevës, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.
Raporti njofon se të dyshuarit janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili pas sulmit ka pranuar trajtim mjeksorë.
Sipas raportit, nga njëri prej të dyshuarve policia ka konfiskuar një pushkë automatike me dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm, ndërsa pas të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info