Banorët që banojnë afër lumenjtë që kalojnë nëpër fshatrat Sibofc i Epërm dhe Sibofc i Ultë po kanë problem me kundërmimin e madhë që vjen nga këta lumenjë, njofton Llapi.info.

Zgjidhje për këtë problem nga Komuna e Podujevës ka kërkuar përfaqësuesi i banorëve të fshatit Sibofc i Ulët, Fadil Gërguri, i cili në debatin e fundit publik të organizuar nga Komuna e Podujevës tha se gjatë verës ka një erë të madhe kundërmuese nga këta lumenjë.

“Në emër të fshatit Sibofc e kisha shpreh një shqetësim lidhje me verës ka një erë të madhe kundërmuese nga dy lumenjët që kalojnë aty për shkak të mungesës së ujit dhe kanalizimit që qiten në këtë lumenjë”- shtoi ndër të tjera Gërguri.

Ndërsa, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, Durim Salihu tha se për këtë problem do të bëjnë zgjidhje sa ma shpejt që është e mundur.

“Më vjen mirë që është një kërkesë që të ndihmohet në këtë aspekt ai komunitet, është një kompetencë që na takon edhe neve si drejtori. Do të bashkërendisim prioritetet edhe me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe do të bëjmë diçka sa më shpejt që kemi mundësi në këtë drejtim”- tha ndër të tjera Salihu.

Në debatin publik të organizuar nga Komuna e Podujevës shumica e kërkesave të qyetarëve ishin për asfaltimin e rrugëve ku ata jetojnë, ndrësa pak nga kërkesat ishin për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ambientit dhe problemeve tjera./Llapi.info