Një person ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e rrahjes me një anëtar tjetër të familjes në fshatin Sibofc i Epërm, njofton raporti 24- orësh i Stacionit Policor në Podujevë, përcjellë Llapi.info.
Rrahja ka ardhur si rezultat i një fjalosjeje në mes të dy këtyre personave.
Policia ka intervistuar të dy këta persona që janë të përfshirë në këtë rast dhe të njejtit janë liruar me procedurë të rregullt. /Llapi.info