Sot, Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente e Kosovës për një mandat pesë vjeçar.

Gazeta Blic merr vesh se tashmë janë siguruar 80-të vota për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

“Janë siguruar 80 vota. Adem Hodza do ta votoj Osmanin”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Si arsyetim për ta votuar Osmanin, Hodza ka situatën me pandemi në të cilën ndodhet vendi.”Hodza si arsyetim për votën e tij pro Osmanit do ta ketë gjedhjen e rëndë me pandeminë”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Dje ka dështuar dy herë bërja e kuorumit për raundin e parë, për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Tre deputetë të LDK-së: Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti nuk e kanë votuar Osmanin, derisa nga AAK ka befasuar deputetja Albena Reshitaj.Pavarësisht qëndrimit të AAK, ajo ka dalë kundër- duke qëndruar në sallë kur të zgjedhet Osmani presidente.

PDK ndërkaq nuk do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit. Ata e kanë quajtur Vjosa Osmanin përçarëae