Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se Lista Serbe nuk e ka ndërmend të kthehet në qeveri, ashtu siç është spekuluar ditëve të fundit, njofton Klan Kosova.
Sipas Simiq, të gjitha arsyet për kthimin e mundshëm në Qeveri janë eliminuar nga Prishtina zyrtare.
“Nuk ka ndryshuar asgjë qysh nga momenti kur e kemi braktisur koalicionin qeverisës”, ka thënë ai.