Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se ende nuk ka një zgjidhje konkrete për Kosovën duke akuzuar mediat se po spekulojnë në këtë drejtim.
Sipas tij, një pozicion i vështirë është edhe për shkak të presioneve të caktuara ndërkombëtare por edhe për shkak të presioneve që vijnë nga ‘individë të papërgjegjshëm nga brenda’. E kjo thekson Simiq, e thyen gjithë procesin negociues, transmeton lajmi.net.
Simiq ka shtuar se negociatat duhet të sjellin paqen e nevojshme për serbët që jetojnë në Kosovë.
I pyetur se pse është mirë që veriu i Kosovës të mbetet pjesë e Serbisë, Simiq tërthorazi ka thënë se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe realiste që do të kënaqë interesat e dy serbëve dhe shqiptarëve.
“Kur flasim për veriun e Kosovës por edhe për njerëzit që jetojnë në jug, rrethanat në të cilat ata jetojnë janë të ndryshme. Veriu për të gjithë serbët në Kosovë përfaqëson administrativin, qendrat kulturore, politike, arsimore etj”, është shprehur Simiq.