Drejtori për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit ka paditur zëvendësministrin e Jashtëm, Gjergj Dedaj, për “nxitje të urrejtjes”, pas deklaratës së tij për Turqinë, raporton KTV.
Dedaj shkroi në Facebook se Serbia dhe Turqia janë ‘shtriga të Ballkanit’.
Simitçi e ka publikuar padinë që e ka dorëzuar në Prokurorinë e Prizrenit, në faqen e tij në Facebook. Padinë megjithatë e ka bërë si shtetas i Kosovës, e jo në cilësinë e tij të zyrtarit në Komunë.
“Mendoj se me këtë postim apo veprim penal është shkelur e drejta e një kombësie, e garantuar me Kushtetutë”. Edhe deputetët turq të Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar nga Haradinaj që të shkarkojë Dedajn, duke kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh, atëherë grupi 6+ largohet nga koalicioni qeverisës.
Por, gazeta “Koha Ditore” ka shkruar se Gjergj Dedaj do të largohet nga kjo pozitë, meqenëse është propozuar për ambasador në Maqedoni.