Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës për nder të Ditës së Mësuesit ka organizuar  sot një takim me mësimdhënësit pensionistë.

Kryetari SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se muaji mars për shqiptarët shënon rrugëtimin drejt dritës dhe kundër errësirës, ku shqiptarët nëpër dekada me radhë sakrifikuan dhe luftuan për liri dhe për të mbrojtur gjuhën shqipe.

Me këtë rast, Sindikata e Arsimit për nder të Ditës së Mësuesit për 25 mësimdhënësit e pensionuar, ka ndarë nga një orë dore dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimimin e shume brezave, transmeton Llapi.info

Duke ndarë shpërblimet, kryetari i Sindikatës së Arsimit Fillor dhe të Mesëm në Podujevë, Fadil Halimi iu ka uruar jetë të gjatë e të lumtur./Llapi.info