Sindikata e Arsimit Fillor dhe të Mesëm në Komunën e Podujevës, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, njofton Llapi.info

“Sindikata e Arsimit fillor e të mesëm e komunës së Podujevës ju uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve llapjanë vitin e ri shkollor.Të dashur nxënës dhe shumë të nderuar mësimdhënës sot është dita e parë e shkollës, një festë që ndjehet në çdo familje e cila e ka një lidhje të fortë me shkollën . Dita e parë e shkollës është një moment ngazëllues, emocional me një rëndësi të madhe për mësimdhënësit në punën e tyre plot sfida, prindërve në synimin për shërbim cilësor dhe nxënësve për arritje të shkëlqyera. Ndaj, në këtë ditë të veçantë, uroj të gjithë nxënësit e mësimdhënësit e sidmos ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës që të arrijnë në synimet e tyre”, thuhet në urimin e kësaj sindikate.

Më tej në urim thuhet se “Po ashtu Sindikata e Arsimit në Podujevë shpreson që brenda këtij vitit të aprovohet edhe Ligjit i viteve 9O-ta”./Llapi.info