“Dhjetëra anëtarë rinj i janë bashkuar degës së AAK-së në Podujevë”.

Kështu po thotë kryetarja e kësaj partie në Podujevë, Mrika Thaçi. Sipas saj, në mesin e tyre ka familje të çmuara, teksa ka shtuar se Aleanca do të jetë pronë e përbashkët, njofton Llapi.info

“Dhjetra anëtarë të ri sot ju bashkangjiten AAK-së dega në Podujevë, familje të qmuara dhe të respektuara. Urojmë të gjithë ata që përqafuan konceptin e AAK-së ,ju dëshirojme mirëseardhje dhe ju premtojmë se aleanca do të jete e hapur dhe pron e përbashkët për të gjithë. Falenderojm Bekim Mehmetin për kontributin dhe angazhimin që kjo ngjarje të ndodh sot”, ka shkruar ajo në Facebook, teksa prezantimin e tyre e ka bërë edhe deputetja e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi.

Ditë më parë, Haradinaj për aderimet në AAK kishte thënë se besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet përditë.

Kujtojmë, Thaçi është zgjedhur kryetare e AAK-së në Podujevë më 7 prill, pak muaj pasi që kishte aderuar nga LDK në partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj./Llapi.info