Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.

Njëmbëdhjetë shtetas sirianë që po lënë vendin e tyre shkaku i luftës, sot u qerasën me ushqim në një restorant të Podujevës. E këtë u ka ofruar pronari i restorantit “Ora”, Ditar Hoti.

Hoti në restorantit e tij që gjendet në Merdar iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve.

Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.

Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari…

Shqiptarët ende i kanë të freskëta dhimbjet e luftës dhe ikjet ilegalisht për në vende të BE-së, ngjashëm sikur sot detyrohen të veprojnë sirianët./Llapi.info

Image may contain: 7 people, people sitting, people eating, food and indoor
Image may contain: 11 people, outdoor
Image may contain: 4 people, people standing, sky and outdoor
Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature