Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës mbi emigrantët që ia kanë mësyrë këtij vendi duke kaluar përmes Turqisë, pasi që Ankaraja zyrtare ditë më parë njoftoi se ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të kalojnë.
Përplasjet mes policisë dhe turmës së emigrantëve kanë ndodhur përgjatë vijës kufitare me Turqinë, më saktësisht në fshatin Kasteniesa në afërsi të liqeni Evros, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë javë së kaluar tha se do t’i hapë kufijtë dhe do t’i lërë të kalojnë të gjitha ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë, gjë që ka bërë që mijëra emigrantë t’ia mësyjnë Evropës.
Në kalimet kufitare është krijuar një situatë e tensionuar dhe kaotike, me shumë dhunë, gaz lotsjellës dhe përplasje mes forcave të rendit dhe emigrantëve.