Pas dy viteve radhazi, Llapi nuk do të jetë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan Llapi.info.

Ekipi nga Podujeva është eliminuar nga Gjilani në dy ndeshjet e zhvilluara me rezultat 3-1.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, Llapi u mposht nga mysafirët 1-2, kurse në Gjilan, vendasit shënuan fitore minimale 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje që po luhet të mërkurën në Gjilan, e shënoi mesfushori Arbnor Ramadani në minutën e 33-të.

Llapi është kampion në fuqi, duke fituar dy herë radhazi Kupën e Kosovës.

 

 

 

/llapi.info