Kanë kaluar mbi një orë që kur Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë pasi dështoi hy herë të zgjidhet presidenti i vendit.
Burimet e IndeksOnline brenda Kuvendit të Kosovës kanë thënë se sonte nuk ka votim.
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sërish në ditët në vazhdim për të caktuar seancën e radhës së jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk kanë marrë pjesë në votim./