Humanisti Halil Kastrati bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” vazhdon të dhurojë strehim për familjet në nevojë.

Jo vetëm ne Kosovë, por humanizmi i tij përfshin gjitha trojet shqiptare. Ai dhe ka dhuruar për një familje shqiptare në Shkup.

Madje shoqata Jetimat e Ballkanit ka publikuar tërësisht listën e donatorëve.

Postimi i plotë:

E gëzofshi shtëpinë e re 😊

Surije Mustafa nga komuna e Shkupit po hyn në shtëpi të re!

Për më shumë rreth historisë prekëse të Surijes dhe familjes së saj, video është publikuar dhe mund ti shihni pamjet, këtu në faqen zyrtare të shoqatës si dhe në kanalin zyrtar në Youtube: “Jetimat e Ballkanit”.

Falenderojmë EURO BETON të cilët dhuruan betonin komplet për këtë shtëpi.

Listat e donatorëve i gjeni të bashkëngjitura në këtë postim.

Bamirës, Zoti ju shpërbleftë!
Familja, shtëpine e gëzoftë!