Edhe pse tash e një kohë të gjatë ka përfunduar ndërtimi i tyre, 10 shtëpitë e ndërtuara për familjet e varfra në lagjen “ Dëshmorët e Kombit” qëndrojnë më dyer të mbyllura dhe të pabanueshme, raporton Llapi.info
Përkundër kësaj, në skaje të këtyre shtëpive qëndrojnë familje nëpër baraka.
E për këtë, banorët e lagjes “Dëshmorët e Kombit” ish lagjes së ‘Kuvajtit’, ankohen se Komuna nuk po i ndanë ato shtëpitë të cilat janë të destinuara për skamnorët.
Ndërsa, në lidhje më këtë Nazmi Elezi nga komuna e Podujevës ka bërë të ditur për Llapi.info se shumë shpejt këto shtëpi do të dhurohen për familjet në nevojë.
“Është krijuar komisioni i cili edhe do të bëjë shpërndarjen e shtëpive, besoj që shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja për 10 shtëpi. Por, këtu komuna pak përzihet për arsye se në atë komision zakonisht shoqatat japin prioritet për të bërë zgjedhjen e familjeve”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë, këto shtëpi të ndërtuara janë projekt i përbashkët i MPMS-së dhe Komunës së Podujevës./Llapi.info