Migrimi për qëllime punësimi është në rritje të vazhdueshme, dhe kjo dukuri është një realitet që tashmë ka prekur të gjitha komunat e vendit, raporton Llapi.info
Qytetarë të shumtë nga Podujeva dhe jo vetëm edhe sot kanë marrë rrugë drejt vendeve perëndimore, të pajisur me viza pune, e shteti me së shumti që kanë destinacion është Kroacia.
Ndër komunat më të prekura është edhe ajo e Podujevës. Nga pika kufitare e cila gjendet në këtë Komunë shumë qytetarë kanë migruar edhe sonte, e qytetarë ka pasur edhe nga komuna tjera të Kosovës.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info nga Merdarja, dhjetëra të rinj kanë vendosur ta lëshojnë Kosovën për një vend pune.
Ndërkohë, sipas statistikave të ASK-së, vetëm gjatë vitit 2018 nga Kosova janë larguar rreth 22 mijë persona./Llapi.info