Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, në konferencën për media të mbajtur sot në Prishtinë ka folur edhe për premtimet e krerëve shtetërorë të vendit për afatet e liberalizimit të vizave.
Soltes lidhur me këtë ka thënë se të gjithë janë në përpjekje për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës dhe se kjo do të ndodh në muajt vijues, mirëpo përsëri ai ka deklaruar se një gjë e tillë nuk varet nga Parlamenti Evropian.
“Të gjithë jemi në përpjekje për plotësimin e kërkesës suaj dhe kjo do të ndodhë në muajt vijues, pritjet janë shumë të mëdha. Siç e dini, kjo nuk varet nga Parlamenti Evropian”, është shprehur Soltes, raporton lajmi.net.
Ai po ashtu tha se ai shpreson që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Sinqershit shoresojë që vërtet do të ndodh deri kah fundi i këtij viti”, ka përfunduar Soltes./Lajmi.net/